INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zemërthyer për humbjen e nënës, ish këngëtari i One Direction, performon këngën e tij të parë solo [VIDEO]

Zemërthyer për humbjen e nënës, ish këngëtari i One Direction, performon këngën e tij të parë solo [VIDEO]

Publikuar më: 19:45 11-12-2016

E ëma e Louis Tomlinson, do të ndihej krenare!

Ish-këngëtari i One Direction u rikthye në skenë vetëm 3 ditë pasi nëna e tij, Johannah Deakin, humbi betejën me leuçeminë dhe ndërroi jetë. Tomlinson ishte i shoqëruar në skenë nga DJ Steve Aoki për të lançuar bashkëpunimin e tyre “Just Hold On”, i cili shënon dhe këngën e parë solo të këngëtarit 24 vjeçar. Performanca ishte e mrekullueshme, ovacionet e shumta dhe fjalët e ëmbla të mentorit të tij në X Factor, Simon Coëell, e ngrohën atë. Simon e bëri të qante ish-anëtarin e One Direction, duke i thënë që e respekton shumë si njeri dhe si artist, si dhe nëna e tij ishte shumë krenare për ty.

Pas kësaj nate magjike, Louis shkoi të kthente disa gota në një klub nate, i shoqëruar nga motra e tij, si dhe dy miqtë më të mirë në 1D, Niall Horan dhe Liam Payne. E justifikuar kjo e fundit, pasi jo rrallë herë alkooli është një ngushëllim i përkohshëm, sidomos për dhimbje kaq të mëdha. Fundja ishte në shoqëri të mirë.

   

Article Logic
Execution time: 0.003277063369751