INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen prindër për herë të dytë

Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen prindër për herë të dytë

Publikuar më: 16:17 23-01-2016

Dyshja e njohur e botës së spektaklit janë bërë sërish prindër gjatë ditës së djeshme.

Luisana Lopilato, e njohur në ekranet shqiptare për rolin e saj në serialin e ndjekur për adoleshentë “Rebelde Way”,  ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit. Këngëtari 40 vjeçar ndau me fansat një foto të vogëlushit i mbuluar me batanije mes dy prindërve, të cilët e quajntë atë Elias. Michael dhe Luisana u bënë kështu prindër të dy djemve, pasi edhe fëmija i parë i çiftit, 2 vjeçari Noah, është djalë. Ylli i hitit “Haven’t Met You Yet” e kishte dhënë vetë lajmin që priste të bëhej baba për herë të dytë gjatë muajit të verës nëpërmjet një postimi në Instagram.

Buble dhe Lopilato janë martuar së bashku në vitin 2011.
Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234