INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet e dashura sekrete e Emiliano Sala! Mesazhet e fundit përpara vdekjes së futbollistit dhe DEDIKIMI prekës për të

Rrëfehet e dashura sekrete e Emiliano Sala! Mesazhet e fundit përpara vdekjes së futbollistit dhe DEDIKIMI prekës për të

Publikuar më: 17:01 12-02-2019

Mesa duket Emiliano Sala paska pasur një të dashur sekrete. Më konkretisht çifti nuk ka dashur të bëjë publike lidhjen e tyre, por volejbollistja profesioniste Luiza Ungerer nuk ka dashur të heshtë më.

E intervistuar nga mediat braziliane ajo ka treguar historinë e njohjes me futbollistin dhe se si përfunduan të lidhur bashkë, por gjithashtu ka ndarë edhe mesazhet e fundit me të.

Për herë të fundit ajo e ka parë Sala me 14 janar.

“Ai më tha që kishte shkuar të shikonte Cardiff-in dhe marrëveshja ishte arritur, ai do të luante atje. U kënaqa pasi ai ishte i lumtur. E kishte ëndërr të luante në Premier League, kampionatin më të mirë në botë,”-ka thënë e dashura e tij.

Më pas mes emocioneve ka folur për zhdukjen e tij:

“E vetmja gjë që doja ishte të kthehej pas. Njerëzit më pyesin e më thonë gjëra të tmerrshme rreth aksidentit. Është shumë e vështirë...”

“Kur njerëzit e ndalonin në rrugë dhe dëshironin foto me të i thoja: ‘Kush dreqin të tha të bëjë kaq shumë gola?’ Por ai ishte njeri i thjeshtë, nuk kishte qëllime të këqija dhe shpesh naiv.”

E dashura e tij i ka dhënë lamtumirën në rrjetet sociale duke shkruar:

“Siç më thoje gjithmonë: ‘Faleminderit që je ky që je.’ Do të të dua gjithmonë!”

luiza-1-5c0a4d031fec63eb9e2025dac59a6868497140d23b33f5e5.jpg

sala-2-fa2cc8bc9fbe392c9cc24bf5c75cea6acbec5372a4baa09cd5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.005918025970459