INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrebeshe e erëra të forta, moti i keq pushton Shqipërinë, çfarë ndodh të mërkurën

Rrebeshe e erëra të forta, moti i keq pushton Shqipërinë, çfarë ndodh të mërkurën

Publikuar më: 13:30 26-09-2022

Dita e sotme dhe e marta pritet të sjellin reshje intensive në territorin shqiptar. Më të dukshme këto reshje do të jenë në zonat veriore, por pjesërisht edhe qendra pritet të ketë reshje të konsiderueshme, ku sasia e reshjeve pritet të jetë nga 70 në 120 mm.

 

Zonat të cilat do të jenë më të rrezikuara nga këto reshje, ku do të ketë edhe problematika të përkohshme parashikohen të jenë qarku i Kukësit, Lezhës, Shkodrës, por po ashtu edhe kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora parashikohet të kenë problematika të përkohshme.

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, thotë për Abc se reshjet do të sjellin përmirësim hidrik edhe në kaskada. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet të kemi përmirësim gradual, pasi sërish reshjet e pakta do të mbeten prezente kryesisht në zonat veriore, më pak në zonat qendrore, ndërsa jugu parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211