INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana tregon mesazhin që mori nga Françesk Radi kur fitoi Këngën Magjike: Më more çmimin... [VIDEO]

Rozana tregon mesazhin që mori nga Françesk Radi kur fitoi Këngën Magjike: Më more çmimin... [VIDEO]

Publikuar më: 22:31 16-10-2019

Kjo e mërkurë në Soiree me Jonida Shehun në Top Channel i ishte dedikuar artistit të madh Françesk Radit. Duke filluar nga bashkëshortja e tij deri tek miqtë më të afërt të këngëtarit ishin mbledhur për të kujtuar artistin që bëri revolucion në muzikën shqiptare. Mes tyre ishte edhe mbesa e tij, Rozana Radi, e cila është emocionuar teksa fliste për xhaxhain e saj.

Ajo ka treguar mesazhin që ka marrë nga Françesk Radi kur fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike. "Mbaj mend një mesazh. Kur unë pata fatin e madh të vlerësohesha nga të gjithë artistët, të merrja çmimin e parë në Këngën Magjike mbaj mend një mesazh të Frankos që e ruaj akoma me fanatizëm, i cili më shkruajti 'i vure vulën Këngës Magjike. Më more çmimin që nuk e mora kurrë", ka treguar Rozana Radi.

 

Ndër të tjera, Rozana është shprehur se kur Françesku u largua nga jeta, është mërzitur më shumë për të sesa për babain e saj, por kjo e ka një shpjegim... "Ndoshta është e tepërt dhe dikush do thotë se pse e tha këtë fjalë, por jam mërzitur më shumë për Frankon. Babin e humba në një moshë shumë të vogël, në moshën 23 vjeçare dhe në një farë mënyrë Franko zëvendësoi boshllikun që babi më la dhe sigurisht që çdo gjë që bëja e bëja për atë", është shprehur Rozi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984