Ankohemi gjithë kohës se nuk kemi mjaftueshëm festa me muzikë elektronike. Jo më. E themi këtë pasi kjo fundjavë në Rooftop 16, tarraca më cool në Tiranë, ofron dy netë nga ato "si jashtetit". Këtë të shtunë SuperLover i mbështetur nga Roots Raid, ndërsa të dielën tuaj përgatituni ta kaloni nën shoqërinë e Nico Pusch, një tjetër DJ gjerman i muzikës techno dhe asaj minimal, i cili mban mbi supe plot 15 vite eksperiencë. Mos prisni për ftesë, merrni miqtë tuaj dhe bashkë shihemi në dancefloor!
Ora: 18:00
Data: 30 Prill - 1 Maj
Telefon: 069 82 45 278
Vendodhja: Rooftop 16, Sky Tower
www.facebook.com/events/433185730210455