INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo tregon prapaskenën: Kisha frikë të...

Ronaldo tregon prapaskenën: Kisha frikë të...

Publikuar më: 19:56 03-11-2018

Ylli portugez i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo ka theksuar se pas ngjarjes që ndodhi në Kupen e Botës të vitit 2006, ai kishte frikë të rikthehej në Angli.

“Media krijoi një dramë të madhe e cila nuk ekzistonte. Kështu që kur mbërrite në Angli kisha pak frikë, jo për shkak të Rooney-t, por për shkak të tifozëve anglezë.Ata e ekzagjeruan kur unë bëra atë gjest, por nuk ishte për shkak të Rooney-t, por për diçka tjetër.

Ishte një periudhë e vështirë për mua sepse kur mbërrita te Manchester United, mendova se tifozët do të më vërshëllenin kudo që do shkoja. Por është pjesë e së shkuarës. Bisedova me Rooney kur mbërrita në Manchester. Jemi akoma miq, flasim rreth asaj çështjeje dhe ai e kupton këndvështrimin tim”, tha Ronaldo.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949