INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ronaldo dinte shumë gjëra rreth Higuain”, portieri i Juventus tregon detajet para penalltisë

“Ronaldo dinte shumë gjëra rreth Higuain”, portieri i Juventus tregon detajet para penalltisë

Publikuar më: 17:37 12-11-2018

Sczesny është tashmë gardiani i Juves, i cili në ndeshjen e mbrëmshme me Milanin u tregua një hero i vërtetë, duke pritur penalltinë e sulmuesit Higuain.
Tek pjesa e penalltisë kamerat kapën një pjesë ku Cristiano i thotë diçka në vesh portierit, përpara penalltisë së Higuain: “Ajo që më pëshpëriti në vesh Cristiano Ronaldo, para goditjes së penalltisë? Më tha se Higuain i godet tokazi dhe fort 11-metërshat. Këtë gjë e dija, sepse kemi luajtur bashkë për një vit te Juventusi, por ndoqa këshillën e Ronaldos për krahun, nga duhej të hidhesha”, – rrëfen portieri i “Zonjës së Vjetër”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656