INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid-i ka një trajner dhe nuk është më i përkohshëm

Real Madrid-i ka një trajner dhe nuk është më i përkohshëm

Publikuar më: 18:30 12-11-2018

Pozicioni i trajneri-t të përkohshëm Santigo Solari  ishte i paqartë në momentin kur ai zëvëndësoi Lopeteguin. Klubi kishte një afat prej dy javësh deri ditën e hënë për të gjetur një zëvëndësues në vend të Solari-t në pankinën e “Los Blancos”, por një burim i “Reuters” thotë se pranë Federatës Spanjolle të Futbollit është dorëzuar kontrata e plotë e tij deri në fund të sezonit.

“Çdo gjë është në rregull, Real Madrid ka dorëzuar kontratën dhe nuk ka asnjë problem,” shprehet burimi.

Tashmë ngelet ende të konfirmohet nëse trajneri do të qëndrojë përtej këtij sezoni apo deri në verë.

Një deklaratë zyrtare e klubit pritet brenda kësaj jave.

santiago_soalri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023109912872314