INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojtarë “shurdhmemecë”, Panuçi “shpërthen” në konferencën për shtyp[VIDEO]

Lojtarë “shurdhmemecë”, Panuçi “shpërthen” në konferencën për shtyp[VIDEO]

Publikuar më: 18:37 12-11-2018

Tekniku i kombëtares Cristian Panucci duket se ka gjetur arsyen e humbjeve të njëpasnjëshme të kuqezinjve. Memecë dhe të shurdhët që nuk dëgjojnë, këta janë lojtarët e kombëtares shqiptare, të cilët pavarësisht lojës së bukur nuk arrijnë të finalizojnë dhe pësojnë gola foshnjarakë.

 

Kjo ka sjellë dhe rezultatet negative në ndeshjet që kombëtarja ka zhvilluar në fushën e blertë. E këtë deklaratë të fortë tekniku e lëshoj vetëm pak ditë përpara përballjes me Skocinë, që do të luhet në “Loro Borici.”
Për ndeshjen e radhës me Skocinë trajneri ishte i vetëdijshëm se do jetë një përballje e vështirë, por ai premton se do bëjë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv.
Kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në grup, me 3 pikë dhe kanë pak shpresa për kualifikim. Por një mungesë e rëndësishme në përballjen me Skocinë është pikërisht mbrojtësi i kombëtares shqiptare . Për këtë Panucci lajmëroj se pengesë u bë Federata Greke, e cila zhvillon ndeshjet e saj të Hënën.

Për mungesën e Loret Sadiku-t trajneri u shpreh se ka folur me të dhe nuk ka qenë një refuzim nga ana e tij, por ai nuk mundi të vinte prej disa problemeve familjare.

Trajneri ka thirrur në kombëtare sulmuesin e ri Fiorin Dyrmishi një lojtar premtues, 21 vjeçar, dhe që aktivizohet në kampionatin grek me Panionios, ku në 10 ndeshje ka shënuar 3 gola.

Article Logic
Execution time: 0.0023658275604248