INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rona Nishliu do të na surprizojë me pjesëmarrjne e saj në një show, detajet… [FOTO]

Rona Nishliu do të na surprizojë me pjesëmarrjne e saj në një show, detajet… [FOTO]

Publikuar më: 12:35 06-10-2016

Rona Nishliu është ndër ato këngëtare të cilat posedojnë një personalitet të madh artistik duke i dhënë asaj edhe titullin e  ambasadores së kulturës shqiptare në botë.

Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare dhe si e tillë ajo së fundmi është bërë zyrtarisht  trajnere e “ The Voice of Albania 6”.

Gjithmonë e veçantë në stil, Rona Nishliu është kujdesur që emri i saj të ngjisë shkallë suksesi dhe këtu mjafton të përmendim edhe vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus” duke u renditur në vendin e pestë. Ky angazhim i ri do të jetë një eksperiencë e bukur për vetë Ronën dhe me shumë vlerë për konkurentët. Gjithashtu, edhe një emër tjetër i suksesshëm  do të ulet për herë të parë në karrigen e kuqe të “The Voice”, Alban Skënderaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879