INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rona Nishliu ndryshon drastikisht look-un...pas 13 vitesh!

Rona Nishliu ndryshon drastikisht look-un...pas 13 vitesh!

Publikuar më: 14:30 29-04-2016

Ç’është e vërteta, nuk mendonim se kjo ditë do të vinte, por ja pra që jetojmë në një botë ku gjithçka mund të ndodhë.

Madje edhe artistja e talentuar Rona Nishliu mund të heqë rastat e saj ikonike...dhe e ka bërë! Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e vitit 2012 të Eurovizion ka ndryshuar look për herë të parë pas 13 vitesh. Diçka të tillë e ka bërë me dije ajo vetë në postimin e saj të fundit në Instagram, ku i jep lamtumirën rastave dhe zgjedh një model pak më të zakonshëm flokësh. Nuk e dimë se çfarë e ka bindur Ronën, por duke llogaritur përkushtimin ndaj tyre për një kohë të gjatë, ky është një hap i madh.

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709