INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Express Rozë përgënjeshtron Roza Latin: Nuk do të jetë prezantuese. Ja si ia kthen ajo… [FOTO]

Express Rozë përgënjeshtron Roza Latin: Nuk do të jetë prezantuese. Ja si ia kthen ajo… [FOTO]

Publikuar më: 12:10 06-10-2016

Që prej mbylljes së Agon Channel, Roza Latin nuk e kemi parë më të angazhuar në ndonjë televizion tjetër.

Por mesa duket moderatorja,  gjatë kësaj kohe paska qenë në kërkim të një pune. 28 vjeçarja  e rrëfeu këtë histori në emisionin e Rudina Magjistarit. Ajo tregoi se ishte  interesuar pranë GazetësExpress për një angazhim aty, por që është përballur me një eksperiencë aspak të mirë me botuesin e kësaj medie, Berat Buzhala.  Sipas saj, i është dashur të refuzojë çdo ofertë tjetër me idenë se kishte mbyllur marrëveshjen për një program të titulluar “Express Rosë” , por si përfundim diçka ndodhi dhe Roza nuk e filloi kurrë atë program. Kjo e ka shtyrë Latin të shprehet me urrejtje të madhe për Berat Buzhalën, madje e ka mallkuar atë duke i thënë: “Ia bëftë Zoti siç e ka shpirtin!”

 

Por menjëherë pas këtij reagimi të Rozës, është kontaktuar vetë Berat Buzhala nga opinion.al dhe ka treguar versionin e tij duke thënë se thjesht ishte takuar me Rozën për të qenë ajo korrespondente e ExpressRozë në Tiranë. “Nuk kemi pasur asnjë lloj marrëveshje sepse po të kishim do të bëhej me shkrim. Ishte thjeshtë një bisedë, më tepër si intervistë.” – tha Buzhala.

“Pastaj mu duk që ishte e mbi-kualifikuar për atë rol. Kishim nevojë për dikë që ishte më pak i/e rëndësishme se znj. Lati. Kaq. Nuk ka asgjë më shumë. Sipas meje Lati është shumë më e rëndësishme se sa për të qenë gazetare e një emisioni. Nuk e kuptoj pse i ka ngelur hatri”, e mbyll Buzhala sqarimin e tij ironik duke lënë të kuptohej edhe se nuk ishte folur që Roza të ishte në pozicionin e moderators por thjesht si një gazetare e emisionit e cila do të mbante me korrespodencë ngjarjet “rozë” të kryeqytetit shqiptar.

Biseda ka vazhduar me replikën e Rozës vetëm para pak orësh. Ajo ka mbetur shuëmme zhgënjyer nga përgjigjia e Buzhalës dhe i ka renditur këtij të fundit disa fakte nga biseda e bërë në tavolinë mes tyre.

Mjafton të lexoni reagimin e saj….

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984