INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romë, vazhdon shembja e vilave të mafies: Çdo gjë e mbuluar me ar

Romë, vazhdon shembja e vilave të mafies: Çdo gjë e mbuluar me ar

Publikuar më: 12:29 22-11-2018

Policia e Romës vazhdon shembjen e vilave luksoze të ndërtuara nga klani mafioz i njohur për dhunën dhe stilin e tij të frikshëm, pasi Ministri i Brendshëm Matteo Salvini u betua se do të shembte ‘çdo vilë të fundit që u takonte këtyre njerëzve të mallkuar’.

Më shumë se 600 oficerë policie marrin pjesë në aksion, i cili prek banesat e 30 anëtarëve të klanit mafioz Casamonica.

Ata kanë qenë prezent në momentet që buldozeri shkatërronte pasurinë e tyre dhe pretendonin se iu ishte bërë një padrejtësi.

“Nuk na lanë që të merrnim as gjërat tona personale”, thanë ata.

Autoritetet nuk treguan mëshirë pasi buldozerët shembën muret dhe shkatërruan gardhe kopshtesh në rrethin Quadraro të Romës juglindore.

Shembja e vilave luksoze u përshëndet nga Matteo Salvini, i cili tha se nuk do të ndalet.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369