INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasta la vista! Nëse jeni në Romë mos bëni këtë gjë, gjobiteni!

Pasta la vista! Nëse jeni në Romë mos bëni këtë gjë, gjobiteni!

Publikuar më: 16:41 14-06-2017

Këtë verë, të gjithë turistët (apo vendasit) që kapen duke konsumuar ushqime pranë shatërvanëve të Romës, mund “t’iu ngecet ushqimi në fyt”.

Kjo sepse sipas ligjit më të ri të vendosur këtë të hënë nga kryebashkiakia Virginia Raggi, ndalohet kushdo që konsumon ushqim apo pije pranë shatërvanëve të famshëm dhe nëse dikush kapet do të paguajë një gjobë prej 240 eurosh.

Raggi shkroi në një postim në Facebook se bukuria e Romës duhet respektuar nga të gjithë, kështuqe nuk do tolerohet asnjë sjellje që cënon dekorin e qytetit.

Herës tjetër që ndodheni pranë Shatërvanit të Trevit, Shkallëve Spanjolle, Panteonit të Romës apo Koloseut, bëni kujdes të madh!

oo.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026290416717529