INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërtimi i stadiumit të ri në Romë, arrestohen nëntë persona. Midis tyre politikanë dhe sipërmarrës

Ndërtimi i stadiumit të ri në Romë, arrestohen nëntë persona. Midis tyre politikanë dhe sipërmarrës

Publikuar më: 09:20 13-06-2018

Policët arrestuan 9 persona, 3 prej tyre u morën në shtëpi,  si pjesë e një hetimi mbi ndërtimin e stadiumit të ri në Romë. Të arrestuarit janë politikanë, sipërmarrës dhe menaxherë, ndërkohë që duket se nuk janë të përfshirë në këtë çështje njerëz që kanë lidhje me klubin sportiv të Romës. Stadiumi, i cili duhet të ngrihet në Tor di Valle, ende nuk ekziston, dhe as puna për nisjen e tij nuk ka filluar ende, por procesi i gjatë për dhënien e lejeve pothuajse kishte përfunduar dhe ishte monitoruar me sukses nga Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Ndër të arrestuarit figurojnë edhe nënkryetari i Këshillit Rajonal të Lazos, Adriano Palozzi , presidenti i Acea, Luca Lanzalone dhe sipërmarrësi Luca Parnasi. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Romës, çuan në zbulimin e një shoqate kriminale, por që ka kryer korrupsion dhe një seri krimesh kundër Administratës Publike në kuadrin e procedurave që lidhen me realizimin e projektit. Njerëzit më të njohur dhe më të rëndësishëm të arrestuar për ndërtimin e stadiumit janë Luca Parnasi, pronar i tokës Tor di Valle, në të cilën do të ndërtohej stadiumi dhe Luka Lanzalone, avokat gjenovez i konsideruar si një person shumë afër Beppe Grillo-s dhe Lëvizjes 5 Yjet, i cili kishte vepruar si konsulent për çështjen e stadiumit. Ai është presidenti i Acea i emëruar nga kryetarja e Bashkisë Virginia Raggi. Acea është kompania e madhe komunale që merret me ujin, energjinë dhe mjedisin. Kryebashkiakja e Romës Virginia Raggi ka reaguar pas ngjarjes duke u shprehur se: “kush ka gabuar duhet të paguajë". "Ne jemi në anën e ligjit. Presin që të marrim informacionin e plotë, për momentin nuk mund të komentojmë asgjë. Nëse gjithçka është e rregullt, shpresoj që projekti i stadiumit të vazhdojë,"-tha ajo.

KRYEBASHKIAKJA.png

Por vetëm një ditë parë, të martën kryebashkiakja shprehu në Twitter, kënaqësinë për ecurinë e punës për stadiumin e ri: "Stadiumi në Tor di Valle është gjithmonë e më afër. Ne jemi duke punuar pa u lodhur për të shkurtuar kohën dhe për të realizuar këtë vepër të madhe që do të hap vende të reja pune dhe do të përmirësojë jetën në pjesën jugore të qytetit ".

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154