INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohen sherret për teatrin, Çuli i “përvishet” me fjalë fyese Kabashit

Thellohen sherret për teatrin, Çuli i “përvishet” me fjalë fyese Kabashit

Publikuar më: 09:22 13-06-2018

Prishja apo jo e Teatrit Kombëtar, ka futur në sherr artistët. Mes atyre që janë shprehur mjaft ashpër për këtë vendim të qeverisë është edhe aktori Mirush Kabashi. Ky i fundit hodhi akuza edhe për Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në emisionin “Studio e Haupur”.

Po Çuli nuk ka heshur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Mirush Kabashi ka 15 vjet në teatër dhe ka luajtur vetëm një herë rol. Hervin Çuli ka bërë dhe një ofendim banal për Kabashin.

Statusi i plotë:
Hahahaha! Zotëria hani pini dhe rrëmbeni, pasi grabiti për 15 vjet rrogën në Teatrin Kombëtar, ka filluar të recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombetar. Ky individ që morri rrogën 15 vjet dhe u ngjit në skenën e TK-se vetëm me një shfaqje, është objekt për librin e rekordeve Gines. 100 milion lekë (të vjetra) ka përfituar me statistike në 15 vjet zotëria, që fuste kartën në bankomat pa u skuqur fare. Nëse ndonjë nga miqtë me gjen diku në Europë, Amerikë, Australi ose në Hënë apo në Mars një grabitëste tillë, ju lutem miq të më bëjë me dije. Ndërkohe individi hani pini dhe rëmbeni është edhe një mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor të programit artistik të institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqe shembullin e shpik aty për aty, duke ju marrë fjala si memec, dhe ja vë në gojë regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Gënjen me zërin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se une i kam kërkuar regjisorit Basha tekstin e veprës Gomari i Babatasit për ta kontrolluar përpara se të jepja lejen për t’u shfaqur në skenën e TK-se.
Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nëse ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkretë në këto kohë të turbullta nuk i dihet në drejtim të paditur rreshket.

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281