INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romanca me Capital T, Adrola Dushi nuk fshihet më: Ky Shën Valentin, surprizë për mua

Romanca me Capital T, Adrola Dushi nuk fshihet më: Ky Shën Valentin, surprizë për mua

Publikuar më: 10:25 14-03-2026

Modelja Adrola Dushi ka folur për lidhjen e saj me këngëtarin. Në mungesë të Sherina Spahiut, Adrola nuk ishte vetëm e ftuar speciale, por edhe bashkëmoderatore për këtë mbrëmje.

Gjatë emisionit, modelja ndau edhe disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital T, një marrëdhënie që u bë publike vetëm pak kohë më parë.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur.

Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo.

Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë”, u shpreh Adrola.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553