Debati mes banorëve në Big Brother VIP Albania ka agravuar ndjeshëm së fundmi, teksa përplasja mes Mateos dhe Rogertit ka kaluar në tone kërcënuese.
Gjatë një bisede në ambientet e jashtme të shtëpisë, Rogerti ka ngritur papritur tonin e zërit, duke e cilësuar Mateon si “djalë të poshtër”. Situata u tensionua edhe më shumë kur ai lëshoi kërcënime të hapura, duke paralajmëruar një përballje jashtë shtëpisë.
Sipas tij, kjo përballje mund të ndodhë në palestrën ku Mateo punon si trajner personal.
“Ti je djalë shumë i poshtër! Unë, Gert Sterkaj, do të vij me rracën time te palestra jote. I bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati kur të vij unë, kaq! Për këtë kryq do të vij me rracën time te palestra!”, dëgjohet të thotë ai.
Nga ana tjetër, Mateo i është përgjigjur me ironi: “Aman ore se na fute frikën.”
Kjo përplasje vjen në një moment vendimtar të lojës, pasi katër finalistët që garojnë për çmimin e madh janë Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania pritet të mbahet këtë të shtunë, më 18 prill, ku do të zbulohet fituesi i këtij edicioni shumë të komentuar.








7 Apr 2026 





