INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Aliaj habit me deklaratën e tij: Momentalisht Shqipëria është vendi ideal për të vdekur [FOTO]

Robert Aliaj habit me deklaratën e tij: Momentalisht Shqipëria është vendi ideal për të vdekur [FOTO]

Publikuar më: 15:04 29-06-2019

Ai është padiskutim një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë në vendin tonë dhe i thotë gjërat ashtu siç i vijnë, pa u menduar dy herë edhe nëse shkakon shumë polemika.

Është padiskutim një njeri unik, spontan dhe me stil të veçantë, Robert Aliaj është mendjehapur dhe pa komplekse. Kërkues, kundërshtues, kontrovers, shpeshherë kundër rrymës. Krijimtaria e tij artistike nuk ka të sosur dhe e kemi fjalën për pikturën dhe këngët e tij ku të cilin padyshim e bën një ndër artistat më të kompletuar që ka vendi ynë Shqipëri.

Në një intervistë ekskluzive për Revista MAPO, ai tregoi hapur për vështirësitë që kaloi dhe deri tek suksesi që tashmë ka arritur.

Por ajo çfarë na bëri më shumë përshtypje ishte përgjigjia e tij kur u pyet për përmendjen e vendit tonë Shqipëri në një nga strofat e tij të këngës.

Në këngë e komentoni Shqipërinë si vendin ku shpresoni vetëm të vdisni, s’mund të jetohet në Shqipëri apo çfarë?

Momentalisht është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka arsye, as nevojë për kulturë, as për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore.

auto_alia1561811508.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482