INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Aliaj “qan” për David Bowie

Robert Aliaj “qan” për David Bowie

Publikuar më: 13:58 12-01-2016

Artisti kontroversial njihet për natyrën e tij antikonformiste dhe gjithmonë rebele.

Këtë herë ai u shfaq pak më ndryshe nga zakonisht, në një homazh dedikuar legjendës së muzikës David Bowie, i cili u nda nga jeta vetëm dy ditë më parë. Megjithatë Roberti duket se nuk mund të heqë dorë nga kritikat gjithmonë të pranishme kundrejt një shoqërie “të korruptuar me mentalitet anadollak” e cila krijon vështirësi për një artist të vërtetë, ashtu siç shprehet ai vetë. Artisti 56 vjeçar i bën homazh yllit britanik nëpërmjet  këngës “Ta Dish”, pikërisht performanca për të cilën në media është përfolur si shkaku i debatit në Dance With Me me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217