INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Qetësia para stuhisë'! Pas bashkëpunimit të fundit me Florin dhe reperin e njohur, ç'po kurdis tani Elvana me këtë të fundit? [FOTO]

'Qetësia para stuhisë'! Pas bashkëpunimit të fundit me Florin dhe reperin e njohur, ç'po kurdis tani Elvana me këtë të fundit? [FOTO]

Publikuar më: 12:37 29-06-2019

Elvana Gjata dhe Capital T janë ribashkuar për të sjellë sërish një super hit pas këngës "Lejla" të publikuar në 2016, një këngë e cila erdhi në bashkëpunim edhe me 2Po2 dhe me produksion të Flori Mumajesit.

Ky ka qenë ndër bashkëpubnimet e fundit të Elvanës me produksionet e Florit, por edhe pse ndoshta elvanën dhe Florin nuk do t'i shohim më bashkë, këngëtarja ka vendosur të rikthehet me reperin.

"Prive" ka zbuluar se videoklipi është gati dhe do të publikohet sot.

Videoklipi është realizuar në Stamboll të Turqisë dhe Elvana do shfaqet shumë ekstravagante siç shihet edhe në imazhet e publikuara nga stilisti i saj, Valdrin Sahiti.

Elvana ka vendosur ta lërë surprizë për fansat ndërsa Capital T përgatiti pak ndjekësit se diçka e re po vjen së shpejti me anë të një postimi mbrëmë në Instastory.

ethbedrgnbWQFRV.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266