INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora shfaqet me bikini, por të gjithë vëmendjen e rrëmben mamaja e saj Vera[FOTO]

Rita Ora shfaqet me bikini, por të gjithë vëmendjen e rrëmben mamaja e saj Vera[FOTO]

Publikuar më: 16:23 29-07-2019

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, së bashku me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun, tash e sa ditë po shijojnë pushimet në Malibu. Nga pushimet ata publikuan disa fotografi të veçanta, ku shihen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Sot, Vera publikoi disa fotografi, në njërën nga to, ajo dhe Rita shfaqen me bikini. Të dyja duken shumë tërheqëse në pozat me bikini, por vëmendja më e madhe shkon te Vera, e cila përkundër moshës, gëzon linja perfekte trupore.

“Familja nuk është vetëm një gjë e rëndësishme, është gjithçka”, shkroi Vera krahas fotografive.

Derisa këta po shijojnë pushimet në Malibu, motra e Ritës, Elena, po shijon pushimet në Portugali. Në fotografitë që postoi Vera, ajo u dëshiroi atyre pushime të këndshme.

veraora_66174356_473089310189722_3661105582688931648_n-e1564390055126-780x439.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045