INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me Krenarin? Luana ''arratiset'' për pushime, por s’do ta besoni sa shumë kushton një natë në hotelin luksoz ku po qëndron! [FOTO]

Me Krenarin? Luana ''arratiset'' për pushime, por s’do ta besoni sa shumë kushton një natë në hotelin luksoz ku po qëndron! [FOTO]

Publikuar më: 14:46 29-07-2019

Pas shumë e shumë projektesh Luana më në fund ka vendosur që të niset me pushime. Bukuroshja seksi ka zgjedhur të pushojë në një destinacion shumë luksoz si Monako, vend në rivierën e bukur francize. Duke qenë se Getoari dhe Marina nuk ndodhen aty, të gjithëve na shkoi në mendje që Luana po pushon me të dashurin e saj të përfolur, Krenar Çoçajn.

Këngëtarja dhe moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto e video të ndryshme, por në disa prej tyre ka vendosur edhe emrin e hotelit ku po qëndron. Duke u nisur nga kjo, ne u bëmë kuriozë të dimë se sa kushton një natë qëndrimi në këtë hotel luksoz.

Me një kërkim të thjeshtë në “google” pamë që një natë qëndrimi në “Hôtel de Paris Monte-Carlo”, kushton rreth 710 Dollarë. Të themi të drejtën nuk iu hymë detajeve të tjera, por thjesht sa për të krijuar një ide.

Nuk është dhe aq shtrenjtë, apo jo?

710_dollareb.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658