INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora sapo konfirmoi se NUK flasin me Dua Lipa-n pas suksesit të madh që arritën të dyja!

Rita Ora sapo konfirmoi se NUK flasin me Dua Lipa-n pas suksesit të madh që arritën të dyja!

Publikuar më: 12:30 13-10-2021

Rita Ora është nga artistet botërore më të suksesshme të viteve të fundit.

Hitet e saj, videoklipet dhe paraqitjet unike në performancat e saj kanë bërë që shqiptarja të jetë nga më të dëgjuarat e shekullit 21.

Këtë titull ajo e ka marr zyrtarisht dhe lajmin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Rita Ora është emëruar njëra nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21”, ka shkruar Rita.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21 eh? Mirë njerëz e mora atë. Jam mirënjohëse çdo ditë shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht i mrekullueshëm. Kthehem në studio atje ku filluan të gjitha.
Dhe palestra e një tatuazh duhet të mbështes fuqinë që kam vënë për të mbrojtur dhe besuar veten. Ji i sjellshëm me veten. Ke durim. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ajo që besoni. Ju dua”, kanë qenë fjalët e Orës.

Mirëpo në listën që bëri namin në rrjet, të cilën e kryesoi P!NK, ishe edhe një tjetër këngëtare shqiptare dhe bëhet fjalë për Dua Lipa-n. Kjo e fundit u rendit para Orës, në vendin e 14, duke lënë pas emra mjaft të rëndësishëm.

Por Rita si duket sapo na konfirmoi që nuk flasin me shqiptaren tjetër të famshme, pasi postimin ku tregonte edhe emrin e Duas, Rita e fshiu nga feed dhe e rihodhi sërish pa foton ku shfaqeshin emrat e tjerë të vajzave. Ndërsa e postoi në story dhe përmendi vetëm kolegen e saj, Jess, nga “The Voice”.

Hmm nuk e dimë ç’po ndodh mes vajzave, por ne duam shumë t’i shohim bashkë!

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537