INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Fifi dhe Graniti janë çifti i parë në Big Brother VIP? Ja deklarata e tyre!

Pra, Fifi dhe Graniti janë çifti i parë në Big Brother VIP? Ja deklarata e tyre!

Publikuar më: 11:34 13-10-2021

Ata janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonëse kishin refuzuar të pranonin se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri… deri sot! Fifi dhe Graniti kanë folur për herë të parë, më hapur se kurrë për raportin mes tyre.

Të ftuar në dhomën e rrrëfimit, pas një klipi me gjithë momentet e tyre së bashku, ata konfirmuan se mes tyre po lind diçka, me fjalët më të ëmbla.

“Kemi pasur batica dhe zbatica, momente të mira, shaka, ka pas momente kur jemi pikëlluar. Fifi më është gjend pranë, dhe ma ka larguar si me dorë mërzinë”, tha Graniti, ndërkohë këngëtarja, nga ana tjetër, tha se e shihte modelin si një “mburojë”.

Megjithatë, ajo shtoi se ndihej disi e pasigurt, ndaj e kishte “presionuar” disi Granitin, duke konfirmuar se kurrsesi nuk e shihte si vëlla.

“Nuk të shoh si vëlla. Po ndihem mirë sikur e kam një mburojë afër, dhe uroj të jetë Graniti mburoja ime”, tha Fifi e emocionuar.

Ndërkohë, ishin shumë banorët, që mendonin se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, dhe në sy ka rënë komenti i Semit, që u shpreh se e kanë përdorur raportin për “të mabjtur gjallë veten”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408