INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinis marrja e kredive, më të guxmshëm sipërmarrësit e koorporatave dhe qytetarët

Rinis marrja e kredive, më të guxmshëm sipërmarrësit e koorporatave dhe qytetarët

Publikuar më: 10:31 30-07-2019

Shqiptarët kanë nisur të “mposhtin” disi frikën ndaj kredive. Së fundmi kanë nisur të marrin kredi dhe në qershor huaja për ekonominë ka shënuar rritje.

Ndikimin më të madh për rritjen e huadhënies në lekë e sollën koorporatat dhe individët. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor, stoku i huasë gjithsesj të dhënë në ekonomi ishte 552 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7% në krahasim me muajin maj.
Me bazë vjetore, kredia për ekonominë është rritur me 4.2%, duke u gjallëruar në raport me vitin e kaluar.
Huatë për koorportatat në lekë u rritën me 1.1% në qershor në raport me muajin e mëparshëm, ndërsa ato në euro u tkurrën me 0.3%.
Edhe huaja për individët u rrit me 1.1% në raport me majin, si në lekë ashtu dhe në valutë.
Kredia për ekonominë ka qenë e dobët në 2018-n, pasi rritja vjetore ishte për herë të parë ishte me vlera negative, por ndikoi dhe efekti i kursit të këmbimit si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros ashtu dhe fshirja e kredive të këqija, që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen.
Banka e Shqipërisë po harton një plan masash për ta nxitur huadhënien në ekonomi. Ky plan është ende në fazë konsultimi dhe ai synon rritjen e aksesit të bizneseve në institucione publike.

Article Logic
Execution time: 0.0047709941864014