INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset në vështirësi të mëdha, në 3 mujorin e dytë të vitit s’po shlyejnë dot…

Bizneset në vështirësi të mëdha, në 3 mujorin e dytë të vitit s’po shlyejnë dot…

Publikuar më: 10:50 23-07-2019

Në peridhën para zgjedhjeve lokale që përkon dhe me 3 mujorin e dytë të vitit biznesi shqiptarë u përball me shumë vështirësi dhe pasiguri. Kjo gjendje është reflektual dhe tek pagesat jo në kohë të kredive. Sipas një vrojtimi që Banka e Shqipërisë ka bërë me bankat tregtare në vend për ecurinë e kushteve të kreditimit rezulton se ato kanë deklaruar për një përkeqësim të bilanceve të tyre, kjo nënkupton se bizneset nuk kanë paguar huanë.

Kjo situatë ka detyruar bankat që ti shtrëngojnë më tej kushtet e kreditimit. Bankat raportojnë se kanë reduktuar dhënien e kredive të mëdha dhe kanë shtuar kushtet për marrjen e tyre nga ana e bizneseve.
Bankat raportuan se bizneset kanë ulur me 15% kërkesën për huanë me qëllim investimi. Bazuar në madhësinë e biznesit, rënia më e theksuar e kërkesës për kredi u vlerësua nga bizneset e mëdha. Nga ana tjetër sipërmarrësit janë përfshirë në një periudhë pesimizmi dhe rënie besimi. Banka e Shqipërisë njoftoi se treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.7 pikë gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2019. Vetëm sektori i shërbimeve për shkak të turizmit ishte disi më optimist, pasi në verë ju shtohet puna, ndërsa sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe vetë konsumatorët janë shprehur me pesimizmit dhe janë detyruar të anulojnë planet e invetsimit dhe konsumit.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668