INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet ora verore/ Ndikimet në shëndet, si t’i përballojmë

Rikthehet ora verore/ Ndikimet në shëndet, si t’i përballojmë

Publikuar më: 12:04 25-03-2019

Duke nisur nga java e ardhshme dita do të jetë më e gjatë, duke hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës.

E sikurse çdo vit mes të shtunës 30 mars dhe të dielës 31 mars ora ndryshon duke ecur me 60 minuta përpara.

Çka do të thotë se kemi mundësi të shijojmë një orë më shumë dritën e diellit, por edhe humbim një orë gjumë. E pavarsisht avantazheve psiko-fizike që na jep ekspozimi në diell mund të kemi edhe disa shqetësime kryesisht që i përkasin orës biologjike e cila mban në ekuilibër pushimin dhe aktivitetin. Por ka disa këshilla sesi organizmi juaj t’i përshtatet më së miri ndryshimit të orës.

A ka shqetësime për zemrën? Prej kohësh ora pranverore ka qënë pjesë e studimeve për të kuptuar më mirë efektet që ka në organizmin tonë. Disa kërkime vënë në dukje se rriten mundësitë që njerëzit të preken nga infarkti. Specialistët shpjegojnë se stresi i lidhur edhe me ndryshimin e orës mund të përshpejtojë mundësitë e një ataku kardiak.

Dhe gjëja e parë që duhet të bëni për t’iu përshtatur kohës së re është të evitoni të qënurit në alarm. Ora verore përfaqëson thjesht një alternim të zakoneve të përditshme, në veçanti të bioritmit. Truri dhe trupi ynë ka nevojë për disa ditë që t’i përshtatet ndryshueshmërisë.

Dhe mënyrë më e mirë për të minimizuar efektet negative, mjekët këshillojnë që është shumë e vlefshme nëse zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë dhe jo një orë më vonë. Organizoni një ecje jashtë në ajër të pastër e cila ju mbush me energji. Ose më mirë praktikoni sport apo aktivitet fizik.

Në këtë mënyrë në darkë jeni të lodhur dhe jeni gati për të fjetur në orën që jeni mësuar.

Një tjetër këshillë e specialistëve është të shmagni telefonët apo tabletët gjatë darkës, dhe kjo shpjegohet me faktin se ritmi ynë rregullohet nga drita natyrale dhe drita blu e aparatëve teknologjikë e bën më të vështirë që të na zërë gjumi sidomos gjatë kohës kur na duhet t’i përshtatemi ndryshimit të orës.

Article Logic
Execution time: 0.0020451545715332