INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët flasin anglisht? Kjo është një gënjeshtër. Vetëm 17% e popullsisë e zotëron

Shqiptarët flasin anglisht? Kjo është një gënjeshtër. Vetëm 17% e popullsisë e zotëron

Publikuar më: 12:15 25-03-2019

Shpesh dëgjon mburrje se shqiptarët mësojnë dhe zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze. Por kjo rezulton një e pavërtetë, nëse i referohemi sudimeve.

Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të injorantëve, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze.
Për shkak edhe të largësisë gjeografike por edhe mundësive më të pakta për të lëvizur në vendet anglishtëfolëse, edhe vendet e rajonit të Ballkanit nuk paraqiten më mirë.

Sipas hartës, duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe vendet ku popullësia rezulton të flas mirë gjuhën angleze rezulton të jetë Holanda me 71 për qind, Danimarkë me 69,93, Norvegjia 67 %, Singapori 66,03 dhe Luksemburgu me 64. Surpirzuese është rezultati për Afrikën e Jugut, ku popullësia që zotëron mirë gjuhën angleze është 63.37.
Në të gjithë botën, janë rreth 840 milionë njerëz që flasin anglisht.E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498