INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Edmond Spaho: Të enjten protesta e radhës e opozitës, do të vazhdojmë deri në largimin e Ramës [VIDEO]

KafeIN/Edmond Spaho: Të enjten protesta e radhës e opozitës, do të vazhdojmë deri në largimin e Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 11:22 25-03-2019

Ish-deputeti i PD Edmond Spaho, ka deklaruar gjatë intervistës në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri se protestat e opozitës do të vijojnë.
I pyetur për axhendën e opozitës, Spaho tha se protesta e radhës do të jetë të enjten, ditën e zhvillimit të seancës plenare.
“Tani jemi më shumë të ngarkuar se në kohën kur ishim në parlament. Detyra jonë është të bindim qytetarët të na bashkohen. Tubimi i radhës do të jetë të enjten, e kështu do të vazhdojmë deri në heqjen e Ramës nga pushteti”, tha Spaho.
Ai gjithashtu ka komentuar dhe ngjarjen politike të fundjavës, zhvillimin e kongresit të Partisë Socialiste.
“Që nga koha e gjimnazit kam ndjekur në tv kongreset e Partisë së Punës, nuk kishte asnjë dallim nga ajo shfaqje që pamë të shtunën”, komentoi demokrati Edmond Spaho.

Article Logic
Execution time: 0.0047829151153564