INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen “hesapet e vjetra”, TAYNA i bën “DISS” Melindës në këngën e re, ja ç’thotë!

Rikthehen “hesapet e vjetra”, TAYNA i bën “DISS” Melindës në këngën e re, ja ç’thotë!

Publikuar më: 11:36 20-12-2021

Janë konsideruar rivale që nga fillimi kur u bënë pjesë e skenës muzikore. Bëhet fjalë për Melindën dhe Taynën  artistet që sollën risi në muzikën shqiptare duke u bërë pjesë e rep skenës e sfiduar meshkujt që në këtë fushë kanë dominuar që kur repi hyri në muzikën shqiptare.

Dyshja kanë shprehur hapur rivalitetin e tyre duke thumbuar e ofenduar njëra-tjetrën përmes këngëve, postimeve e edhe intervistave por u duk sikur kohëve të fundit ‘’gjakrat’’ mes tyre u qetësuan.

Por qenkemi gabuar, ‘’konflikti’’ u rikthye sërish dhe është Tayna që e bëri përmes këngës së re ku thumboi hapur Melindën.

Në këngën e saj “Ay Caramba” Melinda iu përgjigj Taynës për këngën “Money”. Në këtë këngë, Tayna thotë: “Ki menu ki b*th mu shty me mu po ki harru që i ki silikon”. Kurse Melinda ia ktheu:

“Kush eshte tu rrejt qe i kom silikon, kush po xhelozon le t’ma testojë, le t’ma kafshojë”.

Një përgjigje ka adhur nga Tayna në këngën e fundit “OFG”. Ajo shprehet:

Kush provokon edhe kush xhelozon
Qysh t’konvenon n’kryt tan supozon
Vec edhe ni zo me ta ni fluturon
I du dy metra me tri presje six figures
Qe vjen tjetra ngoj rimat ka pull triggers

Por, nuk mbaron me kaq. Melinda ka treguar në një intervistë pak kohë më parë se ka studiuar për “Histori” në SHBA. Këtë intervistë duket se e ka parë edhe Tayna që shprehet mes vargjeve:

Kqyrе e kapi histeria tutet, ju kry historia
Shoh qе po lyp mizoria narcisite fantazi
Najher e kap nostalgjia qysh si eci llogaria
Po e nalt o krenaria shpirt i humbur rehatia

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283