INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezarta urim prekës për bashkëshortin: “Të dua në çmenduri” [FOTO]

Rezarta urim prekës për bashkëshortin: “Të dua në çmenduri” [FOTO]

Publikuar më: 12:34 08-06-2019

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të bukur dhe të komentuar ku kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes në shtypin rozë, i cili çifti ka dhe një vogëlushe e quajtur Hera.

Ditën e sotme, bashkëshorti i saj feston ditëlindjen dhe bukuroshja i ka bërë atij një urim mjaft emocionues.

Këngëtarja ka zgjedhur fjalë mjaft të ndjera për të uruar bashkëshortin e saj duke mos nguruar për të shprehur dhe dashurinë që ndjen për të.

“Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditën që kalova dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty i cili je gjëja më e bukur që mund të më ndodhte. Gëzuar ditën e lindjes, gjysma ime. Të dua në çmenduri!” - shkruan Rezarta.

ghjghj-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715