INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ka radhën për të kënduar para gjykatës''/ Rezarta i përgjigjet dhe Shkëlzen Berishës: Nuk i trembem... [FOTO]

''Ka radhën për të kënduar para gjykatës''/ Rezarta i përgjigjet dhe Shkëlzen Berishës: Nuk i trembem... [FOTO]

Publikuar më: 13:52 08-04-2019

Pas deklaratës së Rezarta Shkurtës në rrjete sociale, ku akuzoi si vrasës të fëmijëve, Shkëlzen Berishën, ky i fundit iu përgjigj publikisht këngëtares me anë të një postimi në Facebook.

“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut te trafikantit të drogës (Ballës) radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit te drogës”, shkruante Shkëlzeni në një foto të publikuar në Facebook.

shkelzeni_rezarta.PNG

Kërcënimit publik, Rezarta Shkurta i është përgjigjur me një mesazh në Instastory, ku tregon se nuk i trembet askujt veç Zotit.

"Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë more Zeni Berisha. Nuk i trembem gjykatave të cilat ju kanë lënë të lirë ju pseudo "demokratëve", sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga koka tek këmbët.

I trembem vetëm gjykimit të Zotit dhe fatkeqësisht për ty, aty s'mund të korruptosh."- shkruan Rezarta në postim.

rezartai_kthehet_zenit.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105