INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri! Rezarta Shkurta i nxjerr të palarat Dalina Buzit: Je askushi, ti qaje se burri nuk ta linte...[FOTO]

Plas sherri! Rezarta Shkurta i nxjerr të palarat Dalina Buzit: Je askushi, ti qaje se burri nuk ta linte...[FOTO]

Publikuar më: 23:42 20-02-2018

Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, ka postuar një foto e cila është kthyer në një mollë sherri për të dhe Dalina Buzin. Ajo ka postuar një fotografi të vajzës së saj Herës me stërgjyshen e saj Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës.

'Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family' ka shkruar Rezarta në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar me zemër.

eherako.png

 

Lidhur me këtë postim, portali i “Anabel” i Dalina Buzit ka shkruar një artikull ku sjell edhe një herë në kujtesë vuajtjet e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit. Në artikull shkruhet se “Anabel” nuk do të kryqëzojë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thurr gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), por e trishton fakti që ky postim ka marrë shumë pëlqime.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Rezarta Shkurtës, e cila ka shkruar një koment të “hidhur” për Dalina Buzin dhe shkrimin në revistën Anabel lidhur me figurën e Enver Hoxhës dhe komenteve që Rezarta bën për ta.

Aq shumë është acaruar Rezarta nga ai artikull saqe në reagimin e saj i ka përmendur Dalinës edhe raportin me bashkëshortin kur ky i fundit nuk i jepte makinën.

collageedashurdalina.jpg

 

Shpresojmë që gjithçka të mbyllet me kaq!

Article Logic
Execution time: 0.0027039051055908