INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revoltohet Roza Lati: “Nuk gjeta as tullac e as boss të më çoj me pushime! [VIDEO]

Revoltohet Roza Lati: “Nuk gjeta as tullac e as boss të më çoj me pushime! [VIDEO]

Publikuar më: 16:59 17-08-2017

Pas akuzave, reagon Roza Lati: “Nuk gjeta as tullac e as boss të më çoj me pushime!

Para disa orësh, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Roza Lati ka postuar në Instagram një foto të pasaportës ku lajmëroi ndjekësit se do të bënte disa pushime. Por duket se disa prej ndjekësve e akuzuan dhe kjo gjë bëri që ajo të postnte një video në Instagram për t’u thënë disa fjalë “gojëve të liga”  kështu:

“Nuk e kuptoj pse aq mllef te fotoja e pasaportës sime se është pasaportë shqiptare. Që t’jua mbyll gojën mirë po ju shkruaj që mua më pritën e më respektuan si princeshë ku vajta se vij era njeri dhe kam buzëqeshje 24 karat. Nuk gjeta as tullac e as bos të më përcjellë për pushime. Kam që në janar që heq lekë mënjanë për këto pushimet e mia që s’kanë të mbaruar sepse kam punuar për këtë ditë. Prit, prit se sapo ka filluar. Ndërkohë kush shkruan “kujt i plas ç’bën ti”, do të thosha të plas shumë që më ndjek e më lë dhe komente. Edhe u interesoke, edhe të guduliska fotoja e pasaportës sime që nxehesh e shan e komenton. E dua kombësinë time se jam shqiptare dhe kryelartë. Shëndet!” – përfundoi Roza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543