INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dëborës, bllokojnë Dibrën! Mësohet se 30% e njësive administrative janë pa energji elekrtike

Reshjet e dëborës, bllokojnë Dibrën! Mësohet se 30% e njësive administrative janë pa energji elekrtike

Publikuar më: 10:05 11-01-2019

Mësohet se 30% e njësive administrative janë pa energji elekrtike prej dy ditësh rrugët janë të bllokuara. Reshjet intensive të borës kanë 'mbërthyer' kryesisht qarkun e Dibrës.

Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 metër.

Sakaq, mësohet se situata më e vështirë ështrë në Njësinë Administrative Ostren, ku rreth 5 mijë banorë bëjnë apel për ndihmë.

Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë, por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377