INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët përplasen me policinë gjatë natës tek juridiku, edhe ekonomiku në tension. IN News sjell pamjet [VIDEO]

Studentët përplasen me policinë gjatë natës tek juridiku, edhe ekonomiku në tension. IN News sjell pamjet [VIDEO]

Publikuar më: 09:31 11-01-2019

Ka degraduar protesta e studentëve, të cilët gjatë natës mësohet se janë përplasur me policinë private në Universitetin e Juridikut. 

Në orë 01:00 të mëngjesit të sotëm policia ka ndërhyrë për largimin e karrigeve të vendosura në hyrje të Universitetit. Kjo ka sjellë dhe përplasje mes studentëve dhe policisë private.
Në mesnatë policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.
Deklarata të studentëve:
“Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vetë. Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura!Mos guxoni të prekni njeri me dorë”.

  

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.
Këta të fundit kërkojnë të vijohet me bojkotin e procesit mësimor. Policia private ndërkohë nuk lejon studentët që të bllokojnë hyrjen e Fakultetit.
Janë shënuar dhe konfrontime fizike. Për herë të parë ka ndërhyrë dhe policia e shtetit. Studentët i akuzojnë për ushtrim dhunë.
Studentët:
“Policët kanë kapur studentët dhe i kanë goditur në vend se të na mbrojë. Policia nuk lejohet me ligj të vijë këtu”.
Studentët kanë qenë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit deri në orët e para të mëngjesit.
Rreth orës 7 të mëngjesit, studentët kishin bllokuar hyrjen kryesore duke krijuar një gardh me njëri-tjetrin, për të mos lejuar hyrjen në mësim.

Article Logic
Execution time: 0.002263069152832