INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie në pranga shqiptari i fundit i rrjetit të drogës në SHBA. Ai bashkë me të dashurën e tij cilësoheshin si...

Bie në pranga shqiptari i fundit i rrjetit të drogës në SHBA. Ai bashkë me të dashurën e tij cilësoheshin si...

Publikuar më: 00:27 11-01-2019

Një shqiptar është dënuar me burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mbahet pjesëtari i fundit shqiptar i një rrjeti të trafikut të drogës nga Kanadaja.

Fabian Mihaj, 38-vjeç cilësohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist edhe një bashkëpunëtor shqiptar.

Ai është dënuar me 5 vite heqje lirie në një burg federal dhe me shumë gjasa do të deportohet pasi të kryejë dënimin.

Mihaj u arrestua në dhjetor të 2016-ës në Kanada, ku qëndroi për 7 muaj në paraburgim. Por zëvendës avokati i tij tha se ka shumë mundësi që kjo kohë mos t’i ulet nga dënimi.

Ndërsa motrat shqiptare Jonida dhe Denisa Alicka u liruan nga burgu pasi kryen dënimin respektivisht 41 dhe 46 muaj.

Ndërsa pronari i një kompanie me kamionë që ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroidi në Kleveland, Rinald Turhani po vuan dënimin me 9 vite burg.

Pas hekurave është edhe shoferi i kamionit, shqiptari Leka Konini, i dënuar me 41 muaj heqje lirie.

Article Logic
Execution time: 0.003889799118042