INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN’: Ndotja e mjedisit, kazanët e mbeturinave në flakë në Tiranë [FOTO]

ReportIN’: Ndotja e mjedisit, kazanët e mbeturinave në flakë në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 10:25 17-09-2016

Ndotja e mjedisit në kryeqytetin shqiptar është një nga problemet që po kërkon zgjidhje prej vitesh. Duhen patjetër të punohet në këtë drejtim, por duket se po ndodh e kundërta. Në mes të kryeqytetit mund të përballesh shumë shpesh me këtë panoramë të denoncuaer në ReportIN’. Koshat e mbeturinave tek Pazari i Ri, të cilët janë ngjitur me stacionin e urbanit, nuk kanë nevojë të shkarkohen pasi flakët janë ato që djegin mbeturinat. Në mes të ditës të gjithë kazanët në këtë pikë janë në flakë dhe gjithë tym. Një banor i kësaj zonë thotë se këto kazane shumë shpesh janë në flakë, duke ndotur gjithë hapësirën përrreth. Dhe në rastet kur ato nuk janë në flakë, kundërmojnë një erë të tmerrshme për banorët por dhe qytetarët që janë të detyruar të presin në stacionin e urbanit të Porcelanit.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207