INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar befason me deklaratën e tij: Ava Max e ndihmova unë, askush nuk e njihte! [VIDEO]

Reperi shqiptar befason me deklaratën e tij: Ava Max e ndihmova unë, askush nuk e njihte! [VIDEO]

Publikuar më: 13:25 14-09-2020

Tregu muzikor është mjaft i vështirë për t’u depërtuar jo vetëm nga artistët tanë shqiptarë që jetojnë këtu por edhe ata jashtë. Gashi, reperi me famë ndërkombëtare tregoi se si falë suportit dhe ndihmës së tij arriti të bëhet e njohur Ava Max, artistja e talentuar me origjinë nga Saranda këngët e të cilës i pëlqejnë të gjithë. Në një lidhje me skype për Ditë e Re në Rtv Ora, Gashi tregoi se besoi te Ava Max dhe ky besim u shpërblye me skuksesin e saj.

“Unë isha i pari artist që ndihmova Ava Max, askush nuk e njihte, askush. Unë jam artisti i parë me të cilin Ava Max punoi. Ne bëmë tre këngë së bashku në shtëpinë e saj. Unë jam mik me vëllain e saj. Ajo ishte një vajzë e vogël që po përpiqej të bëhej një popstar dhe askush nuk besonte tek ajo. I thoja njerëzve që ajo do të jetë një popstar përpiqesha t’i thoja që ajo do të bëhet e madhe në muzikë. Shikojeni pak tani…Ju thash! Çfarë më pëlqen është kur ndihmoj njerëz dhe ata bëhen dikush, më pëlqen shumë. Sidomos kur janë shqiptarë“

Por, kur pyetet nëse do ketë një bashkëpunim tjetër me Ava Max duket se kjo nuk është në planet e afërta të Gashit. Një duet me një emer tjetër super të famshëm me rrënjë shqiptare po “gatuhet”.

A do të ketë ndonjë bashkëpunim me Dua-n, Ritën, ndoshta prapë me Ava Max?

“E dua shumë Ava Max është vërtet një njeri i mrekullueshëm. Por njeriu me të cilin dua vërtet shumë të bëj një bashkëpunim për albumin tim të ri, sepse përshtaten me stilin e saj, është Dua Lipa. Sepse albumi im është Dance Music kështu që nëse do të zgjidhja nëj arsite do të zgjidha Duan.”

Këngëtari një vit më parë publikoi këngën e tij me këngëtarin shqiptar Ledri Vula. “That’s Mine” e Gashit dhe Ledrit rezultoi një sukses dhe numëron mijëra klikime në Youtube. Në lidhje me këtë bashkëpunim, Gashi tregon se Ledri është një artist i mrekullueshëm dhe gjithmonë do vazhdoje të ndihmojë dhe promovojë artistët sidomos ata që vinë nga Shqipëria.

“Të ndihmoj artistët të promovohen edhe prej Shqipërisë dhe dua të nënshkruaj kontrata me ta dhe t’i ndihmoj të ndryshojnë jetën e tyre. Kur e dëgjuan këngën me Ledrin këtu më thoshin pse e ke bërë këngën me Ledrin. Ata nuk e kuptojnë unë e kam bërë këngën me Ledrin për njerëzit , për vendin tim. Ledri është një aristi i mrekullushëm dua të bëj përsëri muzikë me artistët nga Kosova”

Article Logic
Execution time: 0.0045850276947021