INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Dua, as Bebe, as Rita! Billboard uron këngëtaren shqiptare, për herë të parë në 10 këngët më të suksesshme të momentit! [FOTO]

As Dua, as Bebe, as Rita! Billboard uron këngëtaren shqiptare, për herë të parë në 10 këngët më të suksesshme të momentit! [FOTO]

Publikuar më: 17:31 29-05-2019

Dalëngadalë Ava Max po kthehet në emrat më të pëlqyer. Hiti i saj ‘Sweet but Psycho’ ia ka dalë të bëhet pjesë e listës ‘Top 100’ në ‘Billboard’, madje është futur në listën e 10 këngëve më të dëgjuara.

Lajmin e ka dhënë vetë Ava nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, ku ka shkruar se është shumë e lumtur për arritjen e saj, pasi i është dashur më shumë se 10 vite punë. Pak kohë më parë, ajo publikoi këngën ‘So Am I’, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri që do të publikohet së shpejti.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka arritur një numër të lartë shikueshmëri në vetëm pak ditë, megjithatë duket se ‘Sweet but Psycho’ ia ka dalë të ‘vjedhë’ zemrat e publikut dhe do të vazhdojë të kryesojë në klasifikime të ndryshme. Në postimin e fundit, Ava gjithashtu ka shkruar se po jeton ëndrrën e saj, por nuk do të ndalë me kaq, pasi do të sjellë projekte të reja për fansat e saj.

billboard.png

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668