INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rënie përtej parashikimeve, BSH zbulon faktorët që po ndikojnë në ekonomi

Rënie përtej parashikimeve, BSH zbulon faktorët që po ndikojnë në ekonomi

Publikuar më: 12:44 16-08-2019

Vijimi apo forcimi i tensionit të brendshëm politik mund të rritë më tej pasigurinë duke u shoqëruar me rënie të konsumit dhe të investimeve të sektorit privat dhe ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike.

Kështu raporton Banka e Shqipërisë e cila në raportin për tremujorin e tretë ka analizuar ecurinë e ekonomisë, arsyet e ngadalësimit të saj, pritshmëritë për të ardhmen dhe rreziqet me të cilat mund të përballet.

Banka e Shqipërisë ka pranuar që dhe forcim i mëtejshëm i kursit të këmbimit, do të kishin efekt negativ në rritjen ekonomike dhe në inflacion.Sipas analizës, ndonëse pozitiv, ritmi i rritjes ekonomike shënoi ngadalësim në gjysmën e parë të vitit, ndërsa inflacioni erdhi në rënie. Paralelisht me to, ambienti i jashtëm është përkeqësuar dhe tensioni i brendshëm politik nuk inkurajon rritjen e konsumit dhe të investimeve private.

Nga ana tjetër, ambienti financiar ka vijuar të karakterizohet nga likuiditet i bollshëm dhe norma interesi të ulëta, duke u pasqyruar në një aktivitet kreditues në rritje. Po ashtu, mbiçmimi vjetor i kursit të këmbimit ka ardhur në reduktim në tremujorin e dytë.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e parë dhe i inflacionit në tremujorin e dytë rezultoi më i fortë sesa pritjet e bankës.

Ky ndikim do të vijojë të jetë i pranishëm dhe në pjesën e mbetur të vitit 2019.Rritja ekonomike sipas BSH parashikohet të vijë në përmirësim në vitet 2020-2021, duke sjellë rritjen e mëtejshme të punësimit, të pagave dhe të presioneve të brendshme inflacioniste. Paralelisht me të, stabilizimi i pritur i kursit të këmbimit, do të ndihmojnë në kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2021.

Megjithëse skenari bazë mbetet pozitiv, rreziqet janë shtuar dhe dominojnë horizontin afatshkurtër e afatmesëm të parashikimit. Në veçanti, përkeqësimi i mëtejshëm i ambientit të huaj, tensionimi i mëtejshëm i situatës së brendshme politike, apo një forcim i mëtejshëm i kursit të këmbimit, do të kishin efekt negativ në rritjen ekonomike dhe në inflacion.

 

Article Logic
Execution time: 0.003950834274292