INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria i përgjigjet PD, ja hapat që mori për hetimin e Valdrin Pjetrit

Prokuroria i përgjigjet PD, ja hapat që mori për hetimin e Valdrin Pjetrit

Publikuar më: 12:32 16-08-2019

Prokuroria e përgjithshme në një deklaratë për mediat i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike mbi procedurën e verifikimit të Valdrin Pjetrit. Prokuroria thotë se ka regjistruar kërkesën e PD-së më 5 Gusht dhe brenda 24 orëve ka nisur procedurën e verifikimit.

Më datë 6 Gusht, Prokuroria ka vënë nën administrim formularin e vetëdeklarimit të Valdrin Pjetrit prej KQZ-së dhe pastaj ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Po atë ditë, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë. Më datë 9 Gusht Valdrin Pjetrit i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket procedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të Valdrin Pjetrit.

Kërkesës për te depozituar gjurmët e gishtave, Pjetri iu përgjigj ditët e fundit  para se të jepte dorëheqjen. Ai është paraqitur në zyrat e prokurorisë dhe ka kryer procedurën e regjistrimit të gjurmëve të gishtave që do të përdoren me qëllim hetimin e çështje së hapur ndaj tij në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873