INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri takon familjen spanjolle që u dhunua nga pronari i lokalit. Ja çfarë ju tha...

Ministri takon familjen spanjolle që u dhunua nga pronari i lokalit. Ja çfarë ju tha...

Publikuar më: 12:45 16-08-2019

Familja spanjolle e cila u sulmua ditën e djeshme nga pronari i një restoranti në Porto Palermo pasi nuk kishin pëlqyer shërbimin e lokalit, është takuar ditën e sotme me Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Klosi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ministri shprehet se ajo që përjetuan dje pushuesit nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

"Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë", shkruan Klosi.

Ndërkohë, ajo që vihet re nga fotot e publikuara, ministri i ka dhuruar një buqetë me lule, zonjës së familjes.

Ditën e djeshme 51-vjeçari Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, u konfliktua me turistët spanjollë, ndërsa ushtroi edhe dhunë ndaj tyre.

Sot policia njoftoi se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa rasti i është referuar prokurorisë.

 

kksldfri.jpg

klaosi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916