Ka shkuar në 42 numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë, pas tërmetit të fuqishëm të rënë ditën e martë. është nxjerrë sëfundmi pa jetë nga rrënojat e hotel “Miramare” në Durrës, një 53-vjeçar. Ai quhet Sotiraq dhe ka qenë një i afërm i tij që ka konfirmuar identitetin e viktimës. Pasi ka parë të pajetin, të afërmit i ka rënë të fikët nga dhimbja dhe tronditja e madhe.
Ky është trupi i fundit që nxirret nga ky hotel, pasi nuk ka sinjale për trupa të tjerë nën rrënoja. Mes viktimave, tashmë të identifikuara ka shumë fëmijë, gra, të rinj me ëndrra të ndërprera në mes, pse jo dhe gjyshe heroina që mbrojtën me trupin e tyre nipërit.
Ndërkohë, pamjet e shpëtimit të 33 vjeçarit Adriatik Bode, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës janë postuar në facebook nga zjarrfikësit e Mallakastrës.
Nën rrënojat e hotel “Mira Mare” aktualisht po kërkohet dhe për një person tjetër.
Në facebook zjarrëfikësit e Mallakastrës shkruajnë:
Momente nga shpetimi nga rrenojat e hotelit Mia Mare i 33 vjecarit Adriatik Bode nen drejtimin e komandatit te stacionit MZSH Mallakaster Jonus Murataj dhe efektiveve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli,Zamir Hoxha”.
Nga tërmeti numërohen deri tani 40 të vdekur.








6 Nov 2025 





