INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord për aksidentet rrugore! Po kjo ka një shpjegim, mbi 40% e rrugëve në gjendje të keqe

Rekord për aksidentet rrugore! Po kjo ka një shpjegim, mbi 40% e rrugëve në gjendje të keqe

Publikuar më: 10:47 21-08-2019

Vendi ynë nga raportet ndërkombëtare rezulton i pari në Europë për numrin e lartë të aksidenteve rrugore. Qindra jetë njerëzish humbin çdo vit dhe mijëra dëmtohen rëndë. Një raport i fundi na bën të kuptojmë që pavarësisht fajit të drejtuesve të makinave problematike janë dhe një pjesë e madhe e rrugëve në vend. Në monitorimin e fundit të ekspërtëve të mbikqyrur dhe nga Banka Botërore rezulton se 41% e rrugëve kombëtare në Shqipëri janë në gjendje shumë të keqe. Në kontroll u përfshinë 1 mijë e 347 kilometra rrugë kombëtare, prej të cilave rezultuan në gjendje të keqe 558 kilometra dhe 789 kilometra në gjendje të mirë në përputhje me standardeteuropiane.

Më më të dëmtuar paraqiten, aksi Elbasan-Skurraj-Peshkopi, ai Elbasan-Cërrik-Gramsh, Pusi i Mezinit-Sarandë, rruga e vjetër Shkodër-Kukës të cilat janë pothujase të pakalueshme. Të vetmet që janë në gjendjet të mirë janë rruga Tiranë-Shkodër -Hani iHotit, rruga Lushnje-Berat, Durrës-Fier, Elbasan-Tiranë dhe Tiranë-Kukës.

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039