INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të paktën për kulinarinë mund të mburremi! Media gjermane publikon një reportazh

Të paktën për kulinarinë mund të mburremi! Media gjermane publikon një reportazh

Publikuar më: 10:27 21-08-2019

Ushqimet tradicionale shqiptare kanë kaluar ‘kufijtë’. Të paktën ka një gjë me të cilën mund të mburremi dhe është kulinaria. Media gjermane, 'Welt.de', i ka kushtuar një reportazh vendit tonë ku shkruan se Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar. Në reportazh përshkruhet se si është zhvilluar kulinaria në vendin tonë si pjesë e traditës dhe për këtë temë kanë folur dhe njerëz të ndryshëm.

Reportazhi i plotë i medias gjermane:

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar
Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura me kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”. Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës.
Vendi nuk është akoma i mbipopulluar, ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, me fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe, mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë.
Rreth 55% e popullsisë punon në bujqësi; 20 për qind e zonës është tokë bujqësore pjellore. Korrupsioni, krimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit mjedisor e kanë shoqëruar përshkrimin e këtij vendi prej shumë kohësh. Por vendi po zhvillohet me ritme të larta.
Ndikimet osmane, italiane dhe greke
Veçanërisht kuzhina dhe gastronomia e vendit pasqyrojnë këtë kombinim të egër. Perandoria Osmane, e cila u tërhoq prej saj në vitin 1912 pas 500 vitesh pushtim, të kujton kulturën e kafesë, e cila është gjerësisht e përhapur në verë në hijen e palmave dhe fiqve.
Zona e Bllokut është tani pjesa më argëtuese e Tiranës e mbushur me bare, restorante dhe klube. Përveç rrjeteve të supermarketeve dhe restoranteve fastfood, syri të kap pika të vogla fruta-perimesh dhe dyqane peshku.
Produktet e shumta vendase, të cilat vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin. Kohët e fundit, Shqipëria, e cila ka qenë e izoluar prej shumë kohësh, po promovohet si një destinacion i ri i cili ja vlen të vizitohet. “Lonely Planet”, për shembull, e ka përfshirë në listën e “Destinacioneve më të mira për pushime në Europë për 2018”. Që prej vitit 2008, numri i turistëve është dyfishuar, dhe tashmë mbi 150.000 pushues nga Gjermania vizituan vendin në 2018.
Kuzhina tradicionale e Shqipërisë po modernizohet
Pjesa e parë e udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë na çon në skajin e Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664