INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç i ankohet Mike Pompeos për taksën që Kosova ka vendosur për produktet serbe

Vuçiç i ankohet Mike Pompeos për taksën që Kosova ka vendosur për produktet serbe

Publikuar më: 11:32 21-08-2019

Një takim është mbajtur një ditë më parë në SHBA mes Sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin “twitter” sekretari Pompeo, tha se Vuçiç i ka treguar problemet që kanë me qeverinë kosovare. Po ai i këshilloi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë qëndrueshmërinë dhe përparimin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik.
Pompeo i bëri thirrje Serbisë të përqendrohet në synimin e saj strategjik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rifilluar bisedimet me Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse drejt normalizimit të marrëdhënieve që ka në qendër njohjen reciproke dhe të dy palët mos të provokojnë.

Ndërsa Presidenti serb, shkroi në rrjetet sociale se i ka kërkuar Pompeos, që administrata amerikane të përpiqet, më fuqishëm që të ndikojë mbi shqiptarët e Kosovës që të heqin tarifat ndaj mallrave serbe.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë bllokuar që nga nëntor të 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore prej 100% ndaj mallrave serbe. Më pas Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i prej kohësh i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve. Por qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ndryshuar qëndrim.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383