INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord, lind bebja 6.7 kg [FOTO]

Rekord, lind bebja 6.7 kg [FOTO]

Publikuar më: 10:32 01-01-2019

Foshnja Ali vendosi një rekord të ri botëror duke ardhur në jetë me peshë 6,7 kilogramë, dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

Fatmirësisht nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë. Ai nuk ishte fëmija i parë i vitit 2019, por mund të ketë qenë më i shëndoshi për vitin 2018.

Ndërsa shumica e foshnjave janë lindur mesatarisht 3,5 kilogramë, Ali theu rekordin në spitalin ”Memorial Arlington” në Teksas, me dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur. “Nuk e prisnim 6,7 kilogramë”, theksoi nëna e saj për ”USA Today”.

“Ai është një djalë i shëndetshëm, vetëm pak më i madh se sa e prisnim”, theksoi babai i djalit, Eric Medlock për CNN.

 

 1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775